Kieran Tierney largohet nga Arsenali, shkon në huazim te një klub i La Ligas

  • S.A /
  • 25 August 2023 - 09:42
Kieran Tierney largohet nga Arsenali, shkon në huazim te një klub i  La Ligas

Kieran Tierney nuk do të jetë pjesë e Arsenalit në sezonin 2023/24, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas raportimeve ai ka arritur marrëveshje me klubin e La Ligas, Real Sociedad.

Tierney do të shkojë në formë huazimi, pa opsion blerjeje, teksa është arritur marrëveshje verbale mes dy klubeve.

Tierney nuk arriti ta gjente veten në “Emirates” dhe do të kërkojë ta ringjallë karrierën e tij në Spanjë.

(Kosova Sot Online )