Cili është klubi shqiptar që po shfaq interesimin për sulmuesin Mason Greenwood?!

  • S.A /
  • 25 August 2023 - 09:01
Cili   është  klubi shqiptar që po shfaq interesimin për sulmuesin Mason Greenwood?!

Në mediat ndërkombëtare raportohet se një klubi shqiptar i paidentifikuar, shqiptar,  është i interesuar të nënshkruajë me sulmuesin Mason Greenwood nga Manchester Unitedi gjatë kësaj  vere, transmeton "Kosova Sot Online".

Sulmuesi anglez do të largohet nga Manchester United pasi klubi njoftoi se do të vazhdojë karrierën e tij larg Old Trafford pas një hetimi të brendshëm ndaj lojtarit.

21-vjeçari u arrestua me dyshimin për përdhunim, sulm dhe kërcënime për vrasje në janar 2022. Akuzat u hoqën nga Prokuroria në shkurt të këtij viti.

Lexo po ashtuMorën shumë yje nga Evropa, por tani Arabia Saudite refuzon një lojtar nga kontinenti i vjetër

Që nga ai lajm, Djajtë e Kuq kryen një hetim të brendshëm për arrestimin fillestar, ku pas rezultatit ata njoftuan se do të ishte ndarje reciproke. Greenwood që atëherë është lidhur me një lëvizje në Superligën e Arabisë Saudite te klubi Al Ettifaq, një histori të cilën menaxheri Steven Gerrard e quajti ‘lajme të rreme’ në mediat sociale. Megjithatë, mediumi britanik talkSPORT ka kuptuar se një skuadër shqiptare e paidentifikuar ka regjistruar interesim për transferimin e Greenwood.

Ditëve të fundit të afatit kalimtar pritet të ketë më shumë të reja rreth të ardhmes së anglezit, i cili vetëm hijen e ka në Old Trafford. 

(Kosova Sot Online )