Tifozi amerikan ia tregon vendin ish-tenistit serb: Këtu nuk je në Serbinë tënde të ndyrë

  • S.A /
  • 25 August 2023 - 13:00
Tifozi amerikan ia tregon vendin ish-tenistit serb: Këtu nuk je në Serbinë tënde të ndyrë

Në duelin e Borna Gojos dhe Adrian Andrievit në “US Open” ka pasur tensione ku protagonist ishte ish-tenisti serb, Viktor Troiqki që u përplas me tifiz amerikan, transmeton "Kosova Sot Online".

 Sipas asaj që raportohet, Troiqki i ka kërkuar njërit prej tifozëve të ulte zërin e tij gjatë thirrjeve mbështetëse për kroatin Gojo. Kërkesa e trajnerit serb nuk i ka pëlqyer aspak tifozit, i cili është ngritur nga vendi i tij dhe ka kërkuar një konfrontim me të. 


Tifozi në fjalë është parë i tensionuar, teksa i drejtohet Troiqkit me një ton të lartë të zërit.
Ndër të tjera ai është dëgjuar të ketë thënë: “Këtu është Nju Jorku, jo Serbia jote e ndyrë”. 
Është dashur ndërhyrja e të pranishmëve të tjerë për të shmangur një përplasje fizike tyre.
(Kosova Sot Online )