Hazard pritet të rikthehet në Premierligë

  • A.P /
  • 25 August 2023 - 15:20
Hazard pritet të rikthehet në Premierligë

Eden Hazard me shumë gjasë do të rikthehet në elitën e futbollit anglez.

Futbollisti belg raportohet se ka arritur marrëveshje me ekipin e Premierligës, Crystal Palace.

Mësohet se palët kanë arritur marrëveshjen dhe Hazard në fillim të javës së ardhshme do t’i bashkohet ekipit anglez.

Thuhet se bëhet fjalë për kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër, varësisht prej paraqitjeve të Hazardit.

Më herët, Hazard e shkëputi kontratën me Real Madridin, ku pati periudhë katastrofale.

(Kosova Sot Online)