Ancelotti reagon i zhgënjyer me Modricin: Nuk e di pse nuk e bëri, jam i zemëruar

  • S.A /
  • 26 August 2023 - 12:55
Ancelotti reagon i zhgënjyer me Modricin: Nuk e di pse nuk e bëri, jam i zemëruar

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është i zemëruar me futbollistin kroat Luka Modriç për mosrealizimin e penalltisë për Klubin Mbretëror në ndeshjen jashtë fushe kundër Celtas në kuadër të javës së 3-të të La Ligës, transmeton "Kosova Sot Online".

Arsyeja pse Ancelotti u zemërua qëndron në faktin se Modric ia la penalltinë të riut brazilian Rodrygo, dhe Rodrygo nuk gjuajti saktë, me portierin kundërshtar që arriti ta lexojë goditjen e tij . Edhe pse fitoi penalltinë, braziliani e humbi atë dhe Ancelotti e bëri të qartë këtë.

"Hierarkia e penalltive është e njohur. Vinicius është i pari, dhe Modric është i dyti. Pasi Vini doli i dëmtuar më herët, dhe Modric ishte në lojë, atëherë penallti duhej të merrte Luka. Ai e di këtë. Mirëpo ai ia la Rodrygos. Nuk e di pse e lejoi Modric sepse jo vetëm e dinte që është ekzekutues,por edhe i thash para kësaj penalltie që duhet ta gjuaj. Lojtarët nuk vendosin se kush e ekzekuton penalltinë, unë e bëj!" tha Ancelotti dukshëm i zhgënjyer.

Fjala vjen, Modric nuk e nisi këtë ndeshje në formacionin titullar, por hyri në lojë pesë minuta para penalltisë në vend të Aurelien Tchouameni. Dhe fakti që ai është në pankinë është ndoshta një nga arsyet pse ai nuk donte të gjuante penalltinë.

Sido që të jetë, Reali fitoi mbrëmë me rezultatin -:0 dhe golin e vetëm për Klubin Mbretëror e shënoi Jude Bellingham në fund të ndeshjes. Ishte goli i tij i katërt në tre ndeshjet e luajtura në këtë sezon dhe Reali i fitoi të treja.

(Kosova Sot Online )