Hoeness zbulon detaje në lidhje me transferimin e Harry Kane

  • A.P /
  • 27 August 2023 - 13:10
Hoeness zbulon detaje në lidhje me transferimin e Harry Kane

Presidenti i nderit i Bayern Munichut, Uli Hoeness, zbuloi të gjitha detajet në lidhje me transferimin e Harry Kane nga Tottenham Hotspur.

Sulmuesi anglez iu bashkua kampionëve gjermanë këtë verë, duke nënshkruar kontratë katër-vjeçare,

Megjithatë, transferimi i Kane në “Allianz Arena” nuk ishte aspak i lehtë, me Tottenhamin që po i rezistonte interesimit të Bayernit.

Në një intervistë për “ëelt am Sonntag”, Hoeness zbuloi disa prapaskena.

Gjatë gjithë sagës së Kane, ai ishte një anëtar drejtues i komitetit sportiv të Bayernit – së bashku me CEO të klubit Jan-Christian Dreesen – që ishte në negociata të vazhdueshme me Daniel Levyn e Tottenhamit.

Pas javësh diskutimi dhe refuzimi të vazhdueshëm, dukej se Bayerni më në fund kishte arritur në pikën e kompletimit të transferimit të kapitenit të Anglisë.

“Në mesnatë ne patëm një marrëveshje verbale, por në orën 2:50 ajo u vu sërish në pikëpyetje. Atë natë bëhej fjalë përsëri për një sasi më të madhe. Jani më pas tha: ‘Asnjë qindarkë më shumë!’. U deshën gjashtë orë që Levy të pranonte se ne ishim kokëfortë për këtë dhe që avioni që kishte pritur Harryn në Stansted atë mëngjes të ngrihej më në fund”, tha fillimisht Hoeness.

“Harry tha atë mëngjes: ‘Nëse nuk kemi një zgjidhje deri në mbrëmje, unë do të luaj për Tottenham të dielën. Dhe pastaj ka mbaruar, atëherë unë nuk do të nënshkruaj një kontratë të re në Tottenham dhe do të shkoj në një transferim të lirë vitin e ardhshëm'”, shtoi ai.

Megjithatë, Levy pastaj i dha Bayernit dhe Kane dritën jeshile për ta zyrtarizuar lëvizjen për një çmim prej 100 milionë eurosh.

“Katër vjet më parë nuk mund ta imagjinoja që do të shpenzonim kaq shumë para për një lojtar. As unë një vit më parë. Por në jetë, gjithmonë duhet të jesh gati për të rivlerësuar gjërat. Kemi një sezon pas nesh me të cilin nuk ishim absolutisht të kënaqur. Arsyeja kryesore ishte se ne nuk kishim numrin nëntë”, vuri në dukje Hoeness.

Presidenti i nderit i Bayernit zbuloi edhe koston e vërtetë të 30-vjeçarit: “Shuma reale e parave që garantohet se duhet të paguajmë tani është më pak se 100 milionë. Por nëse bëhemi kampionë të Gjermanisë, për shembull, ose fitojmë Ligën e Kampionëve, ajo ende mund të rritet”. 

(Kosova Sot Online)