Pavard mbetet jashtë skuadrës së Bayernit

  • A.P /
  • 27 August 2023 - 15:08
Pavard mbetet jashtë skuadrës së Bayernit

Benjamin Pavard nuk do të përfshihet sot në skuadrën e Bayern Munichit, për përballjen me Augsburgun në Budesligë.

Kjo u bë e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili shtoi se mbrojtësi po dëshiron vetëm që të transferohet te Interi,

Një raund tjetër i bisedimeve të brendshme do të zhvillohet në Bayern dhe mund të jetë vendimtar.

Marrëveshja prej 32 milionë eurosh me Interin u arrit të martën, teksa tani varet vetëm nga drita jeshile e Bayernit.

Pasi të jetë dhënë drita jeshile, Interi pastaj mund të zyrtarizojë transferimin e mbrojtësit francez.

(Kosova Sot Online)