Behrami godet Lukakun: Sulmues pa ndikim

  • S.A /
  • 28 August 2023 - 08:37
Behrami godet Lukakun: Sulmues pa ndikim

Romelu Lukaku është emri më i përfolur i futbollistëve në afatin kalimtar veror në Itali.Sulmuesi belg pasi u rikthye te Chelsea pas huazimit një vjeçar te Inter ka shkaktuar shumë polemika, ku është përfshirë edhe Valon Behrami, transmeton "Kosova Sot Online".

Fillimisht Inter dëshironte të nënshkruante me të, pastaj edhe Milan dhe Juventus.

Por tani në skenë ka dalë Roma që thuajse ka siguruar shërbimet e tij dhe është vetëm çështje orësh zyrtarizimi i belgut në kryeqytetin italian.

 

Por ish-mesfushori shqiptar i shumë skuadrave italiane Valon Behrami ka kritikuar Lukakun, duke thënë se është pa ndikim dhe pa të Interi e arriti finalen.

“Lukaku nuk është një lojtar që i ndryshon shumë ekuilibrat. Edhe vitin e kaluar te Interi nuk ishte ai që tërhoqi ekipin, të gjithë ishin mirë dhe arritën në finalen e Ligës së Kampioneve pa Lukakun”.

“Kishte ndeshje në të cilat belgu nuk e kishte idenë e golit. Megjithatë nëse ai është mirë është një lojtar që ngre qendrën e gravitetit dhe kjo gjë është pozitive për Romën”, tha Behrami për DAZN.

Pas largimit nga futbollit, Valon Behrami tani është si analist te mediumi DAZN.

(Kosova Sot Online )