Flet Jurgen Klopp: Në 1000 ndeshje si trajner kurrë nuk kam përjetuar fitore si ndaj Newcastle

  • S.A /
  • 28 August 2023 - 12:03
Flet Jurgen Klopp: Në 1000 ndeshje si trajner kurrë nuk kam përjetuar fitore si ndaj Newcastle

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur për fitoren me vetëm 10 lojtarë ndaj Newcastle United, në kuadër të xhiros së tretë në Premier League, transmeton "Kosova Sot Online".

Klopp, theksoi se si trajner kësi loje nuk ka përjetuar kurrë, teksa shtoi se e meritonin fitoren me lojën e shfaqur.

“Për sot, absolutisht gjithçka. Mendoj se në 1000 ndeshjet e mia si trajner apo menaxher nuk kam pasur kurrë një lojë si kjo, kjo është e vërteta. Jo se nuk i kthyem kurrë ndeshjet, e bëmë atë, por 10 burra në një atmosferë të tillë kundër një kundërshtari si ky – nuk është se nuk e mbaj mend, jam i sigurt se nuk ka ndodhur kurrë, sepse këto momente janë të rralla dhe super speciale”, u shpreh Klopp.

“Por mendova se djemtë e meritonin sot, sepse me 10 lojtarë ne luajtëm më mirë dhe i dhamë Newcastle një lojë të duhur. Para kësaj ishte pak e egër me, padyshim, avantazhe për Neëcastle me 1-0”.

“Nuk luajtëm mjaftueshëm të qetë, u ndjemë nën presion kur nuk do të duhej”.

(Kosova Sot Online )