Ndryshime në afatin kalimtar, Barcelona synon ta largojë Lengletin para mbylljes

  • S.A /
  • 28 August 2023 - 09:58
Ndryshime në afatin kalimtar, Barcelona synon ta largojë Lengletin para mbylljes

Barcelona po punon për të larguar ende futbollistë, teksa afati kalimtar i verës po shkon drejt mbylljes, transmeton "Kosova Sot Online ".

Clement Lenglet nuk është në planet e klubit, andaj “Blaugranët” po punojnë për ta larguar.

Largimi i përhershëm duket i vështirë, por sipas “Mundo Deportivo”, ai mund të largohet në formë huazimi.

Sevilla është e interesuar për ta rikthyer francezin në skuadër. Edhe 28-vjeçari thuhet se është i hapur për t’u rikthyer në ish-klubin e tij. Çështja e pagës së qendërmbrojtësit mund të vështirësojë rrugën për realizimin e një lëvizjeje të tillë. Ndryshe, Clement Lenglet ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri në verën e vitit 2026.

(Kosova Sot Online )