A e dini sa gola në karrierë numëron Erling Haaland?

  • A.P /
  • 28 August 2023 - 14:26
A e dini sa gola në karrierë numëron Erling Haaland?

Erling Haaland, norvegjezi 23 vjeçar i cili luan si sulmues për Manchester City konsiderohet si njëri nga lojtarët më të mirë në botë.

Totali i golave që ka shënuar ai gjatë karrierës është 214, në 263 ndeshje të luajtura.

Më së shumti, ai e futi topin në rrjet kur ishte lojtar i Borussia Dortmundit, ku dha 86 gola në 89 ndeshje të zhvilluara me fanellën e këtij ekipi.

Për ekipin ku luan aktualisht, futbollisti norvegjez shënoi 55 gola, gjatë 56 dueleve të zhvilluara.

29 gola i realizoi si lojëtar i RB Salzburg, në 27 lojë të luajtuara.

Kohën kur ishte në Mohde arriti 20 gola, në 50 ndeshje

Për kombëtaren norvegjeze ai i siguroi 24 gola, nga 25 herë sa luajti me fanellën e shtetit.

Ndërkaq, asnjë gol nuk arriti të realizojë  nga 16 ndeshjet e zhvilluara për ekipin e Bryne.

(Kosova Sot Online)