Një yll i ri po shkëlqen në Mynih, partnerja e portierit të Bayern merr vëmendjen nga tifozët bavarezë

  • S.A /
  • 28 August 2023 - 16:42
Një yll i ri po shkëlqen në Mynih, partnerja e portierit të Bayern merr vëmendjen nga tifozët bavarezë

Dëmtimi i Manuel Neuer dhe shitja e Yann Sommer tek Inter, solli izraelitin Daniel Peretz në radhët e Bayern Munchen, me gardianin që pret rastin e tij të luajë me gjigantët e Gjermanisë, transmeton "Kosova Sot Online".

Një ëndërr e realizuar për Peretz, i cili bëri hapin gjigant, teksa nga Maccabi Tel Aviv kalon në një skuadër ku mund të fitojë gjithçka në karrierën e tij. Por së bashku me gardianin 23 vjeçar, në Mynih ka zbarkuar edhe e dashura e tij Noa Kirel.

Një këngëtare që ka afro dy milionë ndjekës në Instagram dhe përfundoi e treta në Eurovisionin e fundit. Ajo është mjaft e njohur në Izrael, por tashmë ka marrë vëmendjen edhe në Gjermani dhe jo vetëm, nisur nga tifozët e shumtë që ka Bayern Munchen në mbarë botën.

Në pak kohë, që nga momenti i transferimit të Peretz, Noa-s iu shtuan ndjekësit në rrjetet sociale më 150 mijë, duke marrë menjëherë vëmendjen si partnerja e portierit bavarez. Nuk dihet ende nëse këngëtarja izraelite do të jetojë në Mynih, por në këto ditë të parë ajo është parë duke shoqëruar partnerin edhe në tribunë.

(Kosova Sot Online )