Veç një trajner ka arritur ta fitojë titullin në Superligën e Kosovës

  • A.P /
  • 28 August 2023 - 16:51
Veç një trajner ka arritur ta fitojë titullin në Superligën e Kosovës

Që prej pranimit të Kosovës në shtëpitë e futbollit UEFA dhe FIFA, veç një trajner ka arritur ta fitojë titullin në Superligën e Kosovës.

“Analistët” kosovarë vazhdojnë t’i kritikojnë vazhdimisht trajnerët shqiptarë nuk janë nga Kosova, por këta të fundit po dalin shumë herë më të suksesshëm.

Nëse shohim statistikat në këto shtatë vitet e fundit, vetëm trajneri Bekim Isufi e ka fituar titullin kampion në Superligën e Kosovës.

Isufi arriti ta ndihmojë Dritën të shpallet kampion në edicionin 2017/18, por që atëherë trajnerët shqiptarë kanë marrë titullin.

Trajneri më i suksesshëm rezulton të jetë Zekirija Ramadani që pas pranimit të Kosovës në UEFA, ka arritur t’i fitojë tre tituj me tre klube të ndryshme në Superligën e Kosovës (2016/17 me Trepçën ’89, 2018/19 me Feronikelin dhe 2020/21 me FC Prishtinën).

Pas tij vjen Ilir Daja, që tani po vlerësohet si trajneri më i suksesshëm shqiptar në histori që u shpall dy herë radhazi kampion në Kosovë me Ballkanin (2021/22, 2022/23) ndërsa është pranë të kualifikohet për herë të dytë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Trajneri tjetër vjen gjithashtu nga Maqedonia e Veriut, pra Ardian Nuhiu që tani është në kreun e Shkëndijes së Tetovës që fitoi titullin kampion në sezonin 2019/20 me Dritën.

Pavarësisht tërë këtyre statistikave, trajnerët tanë kosovarë vazhdojnë të jenë në vëmendjen vetëm falë deklaratave nëpër studio.

E fundit ishte ajo e Ismet Munishit, që ishte shumë i nervozuar me deklaratën e Ilir Dajës, duke treguar se do t’ia ‘mbledhë betë’ sapo ta takojë.


(Kosova Sot Online)