Ja çfarë ndodhi mes masazherit të Chelseat dhe Armando Brojës

  • A.P /
  • 28 August 2023 - 17:13
Ja çfarë ndodhi mes masazherit të Chelseat dhe Armando Brojës

Armando Broja i ka kërkuar me shaka “që ta përgatisë një luftë” me Billy ‘Blood’ McCulloch, i cili e kishte goditur me grusht shqiptarin

Sulmuesi shqiptar, i cli po punon që të rikuperohet nga lëndimi dhe të kthehet në Stamford Bridge, është xhiruar duke e bërë një “përleshje” me anëtarin e famshëm të zhveshtores së Bluve, McCulloch.

Në këtë rutinë, Broja godet me grusht McCulloch në krahë, përpara se ai t’ia jep atij një goditje më të fortë. Broja shtypet mandej në një tavolinë aty pranë, me një buzëqeshje të hidhur në fytyrën e tij. McCulloch e shikon këtë incident si histerik dhe largohet nga dhoma me Brojën dhe Chilwell që mbesin brenda.

Broja mandej pyet Chilwellin – i cili e ka postuar videon në rrjetet sociale – që ta “aranzhojë një luftë” mes tij dhe “Billy Blood”.

Broja është jashtë fushave prej nëntorit të vitit 2022 – paraqitja e tij e fundit ishtë një miqësore që Shqipëria e zhvilloi kundër Italisë – derisa është afër kthimin në klub pasi që bëri një opercion serioz në gju, lëndim që e mori gjatë pushimit për Botërorin në Katar.

Ai mund të jetë në stol për një vend titullar në momentin e duhur për Chelsea, me trajnerin e Bluve, Mauricio Pochettino që është në kërkim të një numri 9 për skuadrën e tij.


(Kosova Sot Online)