Vinicius Jr mungon më shumë së është menduar

  • A.P /
  • 28 August 2023 - 17:48
Vinicius Jr mungon më shumë së është menduar

Pas fitores 1-0 të Los Blancos kundër Celta Vigos, Carlo Ancelotti ka arsye që të shqetësohet edhe pse Real Madridi ka fituar tri fitore të njëpasnjëshme

Vinicius Jr u largua nga ndeshja për shkak të një lëndimi në këmbë në minutën e 13-të, por ai kërkoi që të vazhdonte të luante.

Përfundimisht që ai do të largohej nga ndeshja kundër Celta Vigos pas minutës së 18. Tani, Vinicius Jr pritet të mungojë më gjatë dhe do t’i bashkohet listës së lëndimeve të skuadrës nga Bernabeu. Sipas The Athletic, skuadra pret që ai të mungojë për rreth një muaj shkaku i lëndimit të tij derisa sot janë bërë skanimet për lëndimin e tij.

Ancelotti fillimisht tha që lëndimi nuk është i madh, duke thënë që ai nuk mendon së ishte një lëndim serioz, një deklaratë që bazohej në atë së sulmuesi dëshironte të vazhdonte të luante. Megjithatë, duket se braziliani tani do të jetë jashtë për disa javë.

Sulmuesi pritet të mungojë kundër Getafes, Real Sociedadit dhe Atlético Madridit në La Ligën, derisa mund ta humbasë edhe ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve. Ai po ashtu do të jetë jashtë skuadrës së Kombëtarës së Brazilit që do të luan për kualifikime në Amerikën Latine në shtator. 

(Kosova Sot Online)