Për Salah Al-Ittihad del me ofertë 150 milionë euro

  • A.P /
  • 28 August 2023 - 18:13
Për Salah Al-Ittihad del me ofertë 150 milionë euro

Al-Ittihad raportohet se është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë prej 150 milionë eurosh për Mohamed Salah para se të përfundojë merkato e verës

Sulmuesi egjiptian ka kontratë me skuadrën nga Anfield deri më 2025 dhe në publik ka thënë se nuk dëshiron të largohet derisa t’i përfundojë kontratë. Megjithatë, ka pasur raporte që atij po i intereson të kalojë në Arabi Saudite.

Sipas asaj që raporton CBC Sports,  At-Ittihad – të cilët tashmë kanë perforcuar skuadrën me fituesin e Topit të Artë në skuadrën e tyre – janë duke përgatitur një ofertë më shumë para për Salah. Ata po ashtu po përgatitin edhe një kontratë që ngjason me atë të Cristiano Ronaldos dhe Neymarit.

Një marrëveshje e tillë do të thyente rekord në Arabi, me një ofertë për pagë që do të përfshinte 86 milionë funte pagë të sigurt dhe 43 milionë të tjera për bonuse. Liverpool nuk e ka për qëllim që të sanksionojë një shitje, por ata mund të ndalen nëse Salah vendos që të hyjë në bisedime.

(Kosova Sot Online)