Shkaku i Luis Rubiales skuadrat spanjolle mund të përjashtohen nga garat europiane

  • A.P /
  • 28 August 2023 - 18:35
Shkaku i Luis Rubiales skuadrat spanjolle mund të përjashtohen nga garat europiane

Sekretari Gjeneral i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF) raportohet se ka kërkuar nga UEFA që t’i suspendojnë skuadrat spanjolle nga garat europiane

Andreu Camps ka treguar solidaritet me Presidentin e RFEF, Luis Rubiales, duke i bërë thirrje trupit qëverisës të futbollit europian pasi që qeveria ndërhyri në çështjet sportive.

Qeveria spanjolle ka kërkuar të merren veprime drastike nga RFEF pas Rubiales puthi një futbolliste kur Spanja fitoi Botërorin e Grave 2023.

Gjatë finales. Rubiales u pa duke kapur organin gjental të tij, derisa vajzat e Spanjës ishin duke fituar me rezultat 1-0 kundër Anglisë.

Më pas ai ishte pjesë e ceremonisë së ndarjes së medaljeve pas ndeshjes, ku gjatë një momenti ai kap njërën nga futbollistet dhe puth me dhunë në buzë – bëhet fjalë për sulmuesen e Barcelonës, Jennie Hermoso.

Të 23 futbollistet e Spanjës që luajtën në Botëror kanë theksuar se ato nuk do ta përfaqësojnë më vendin e tyre derisa Rubiales mbetet në këtë post, derisa 11 anëtarë të stafit të trajnerëve të Jorge Vildas tashmë kanë dhënë dorëheqje.

FIFA ka hapur procedura disiplinore, me Rubiales – i cili është nënpresident i UEFA-së – që është suspenduar për tre muaj nga aktiviteti i futbollit kombëtar dhe ndërkombëtar deri të bëhet një hetim i plotë për të.

Qeveria spanjolle, është involvuar në këtë çështje, ku ka bërë thirrje për dorëheqje ose shkarkim të Rubiales, por përzierja në këtë proces nuk është pritur mirë në kampin e shefave të RFEF.

Sipas statusit të UEFA-së, të gjithë anëtarët e federatës “do të menaxhojnë punët e tyre në mënyrë të pavarur dhe pa ndikim nga palët e treta. Çdo trup apo vendim që merret nga personat që nuk janë zgjedhur apo caktuar në përputhje të këtyre procedurave, qoftë edhe përkohësisht, nuk njihen nga UEFA”.

(Kosova Sot Online)