Arsenali po e shet Balogunin te Monaco

  • S.A /
  • 29 August 2023 - 08:33
Arsenali po e shet Balogunin te Monaco

Folarin Balogun pritet që së shpejti të zyrtarizohet te Monaco, transmeton "Kosova Sot Online".

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se sulmuesi do të udhëtojë sot drejt Monacos për t’u nënshtruar testeve mjekësore.

Pas testeve mjekësore mund të kompletohet kalimi i tij nga Arsenali te klubi i Ligue 1.

“Topçinjtë” do të përfitojnë në total 40 milionë euro nga shitja e reprezentuesit të Amerikës.

Gjithashtu në marrëveshja është përfshirë një kaluzolë që klubit londinez ia siguron të drejtën e përfitimit financiarisht nga shitja e Balogun edhe në të ardhmen.

(Kosova Sot Online )