Futja e Mitrovicës së Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës e ndalon ndarjen

Futja e Mitrovicës së Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës e ndalon ndarjen
Futja e Mitrovicës së Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës e ndalon ndarjen

Muhamet Kelmendi

  • 29 August 2023 - 07:50

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Vetëkuptohet se futja në Asociacionin e Komunave të Kosovës, edhe të Mitrovicës së Veriut, është bërë një hap i qëlluar në kohen e duhur. Çështja është tani më se sa do të zgjati kjo? Për kohën e tanishme janë dy momente që kërkohet të theksohen. E para, është se Mitrovica e Veriut përfiton nga marrëdhëniet me komunat tjera që janë në Asociacion në fushën ekonomike, sociale, të shkëmbimeve kulturore, në arsim, dhe së dyti, ka efekt politik, kundër synimeve serbomëdha për ndarjen e Mitrovicës nga Kosova. Këto dy pikësynime kanë rëndësi jetike për Mitrovicën e Veriut.

-Me këtë anëtarësim synohet ne unifikim të Mitrovicës, kundër ndarjes dhe kundër Asociacionit të Komunave në Veri të Kosovës. Me këtë u ndalë për një kohë ndarja përfundimtare e Mitrovicës. U ndalua ideja e futjes së Mitrovicës së Veriut në Asociacionin e komunave serbe në Veri të Kosovës. Pra, është hap i rëndësishëm në kohën e duhur. Sa do ti qëndrojë kohës nuk dihet. Në Mitrovicë të Veriut, sikundër edhe në tri komunat tjera, pas një kohe mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Rezultati do të jetë tjetër. Kryetari i komunës del ndoshta ndonjë serb edhe asamblistët do të jenë në anën serbe. Me këtë hiqet Mitrovica nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe e vazhdon punën nacional shoviniste për ndarje nga Kosova. Kjo e pret në kushtet e tilla Mitrovicën e Veriut.

Ndarja nga Mitrovica e Jugut dhe nga Kosova. Faktet flasin, se ndarjen që e ka bërë Franca, në vitet 1999-2000 duke e spastruar Mitrovicën e Veriut nga Shqiptarët, ka krijuar gjendje tjetër të popullsisë në atë ane, prej nga u bë edhe ndarja. Këtu më vota fiton grupi i nacional shovinistëve serb. Në realitet, këtë e kishte për qëllim politika e Parisit. U bashkua me atë të Beogradit. Krijuan territor të banuar me shumicë serbe në veri të Mitrovicës. Këtu u bë ndarja. Mitrovica e Veriut fillon të frymon lirshëm vetëm me riatdhesimin e qytetarëve shqiptar të dëbuar me dhunë e me terror në vitet 1999-2001. Janë mbi 12 mijë veta fëmijë, gra e burra të dëbuar. Ata e kanë ende pasurinë e tyre në atë anë. Riatdhesimi i tyre e ndryshon gjendjen në Veri të Mitrovicës. Këtë duhet ta bëjë Kosova.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".