Zyrtare: Marsel Ismajlgeci i bashkohet Ballkanit

  • S.A /
  • 29 August 2023 - 12:01
Zyrtare: Marsel Ismajlgeci i bashkohet Ballkanit

Pas një varg negociatash, ka ardhur edhe zyrtarizimi final  nga Ballkani për mbrojtësin shqiptar Marsel Ismajlgeci, transmeton "Kosova Sot Online".

Mbrojtësi shqiptar i bashkohet kampionit në fuqi të Kosovës si huazim një vjeçar nga skuadra boshnjake Zrinjski Mostar.

23-vjeçari që ishte zyrtarizuar ditën e djeshme nga skuadra boshnjake, tanimë është prezantuar në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:

Të dashur tifozë, kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se skuadrës tonë kampione i është bashkuar edhe një kampion.

Anësori i majtë, Marsel Ismajlgeci, tani është futbollist i Ballkanit.

23 vjeçari ka luajtur për Tiranën, skuadër me të cilën u shpall kampion i Superiorës në Shqipëri, kurse së fundmi kishte një aventurë edhe në Bosnje, me kampionët e Zrinjskit të Mostarit.

Mirë se vjen Marsel, klubi të dëshiron suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta. 

(Kosova Sot Online )