Eden Hazard po mendon të pensionohet nga futbolli

  • S.A /
  • 29 August 2023 - 12:51
Eden Hazard po mendon të pensionohet nga futbolli

Futbollisti belg Eden Hazard mund të vendos fare shpejtë për t’u pensionuar nga sporti i futbollit, transmeton "Kosova Sot Online".

Belgu mbeti futbollist i lirë këtë verë, pas katër vjetëve të kaluara te Real Madridi.Ai tërhoqi interesimin e disa klubeve, por ende askush nuk ka arritur që ta bindë për të nënshkruar.

Sipas “FootMercato”, Al-Hilal, një klub nga MLS, Botafogo nga Brazili, si dhe klubet franceze Nice, Marseille e Lille tentuan të nënshkruajnë me Hazardin, por pa sukses.

Synimi i 32-vjeçarit tani thuhet se është të ndalojë gjithçka dhe të tërhiqet nga futbolli – pavarësisht se ata që e rrethojnë po përpiqen ta motivojnë dhe e këshillojnë të vazhdojë.

Madje, një përfaqësuese ka folur pak ditë më parë me klube të mëdha me qendër në Turqi. Kjo përfaqësuese mendon se mund të jetë një sfidë e re interesante për ish-reprezentuesin e Belgjikës.

Por, Hazard për momentin po qëndron i pa lëkundur dhe po shfrytëzon kohën e lirë për të kaluar kohën me familjen. 

(Kosova Sot Online )