Në Lojërat Mesdhetare në rërë Kosova me 26 sportistë

  • A.P /
  • 29 August 2023 - 15:04
Në Lojërat Mesdhetare në rërë Kosova me 26 sportistë

26 sportistë të pesë sporteve të ndryshme, do të përfaqësojnë Kosovën në edicionin e tretë të Lojërave Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023, të cilat prej 9 deri më 16 shtator 2023 mbahen në qytetin Heraklion të Greqisë.

Sportistët vijnë nga sportet e volejbollit në rërë, basketbollit 3×3, hendbollit në rërë, not në ujëra të hapura dhe karate në rërë.

Hendbolli në rërë, basketbolli 3×3 dhe karate në rërë përfaqësojnë për herë të parë vendin tonë në një ngjarje të tillë. Hendbolli merr pjesë me ekipin e meshkujve, ndërsa basketbolli 3×3 dhe volejbolli në rërë në të dyja konkurrencat.

Dy notarët do të garojnë në disiplinën 5 km në ujëra të hapura, ndërsa dy karateistët në disiplinën kata individuale.

Krahas sportistëve dhe trajnerëve, volejbolli përfaqësohet edhe me gjyqtarin Valon Mustafa.

Kosova për herë të parë u përfaqësua në LMR Patras 2019.

(Kosova Sot Online)