Zbulohet plani rezervë i Felixit, nëse nuk realizohet transferimi i tij te Barcelona

  • S.A /
  • 29 August 2023 - 15:33
Zbulohet plani rezervë i Felixit, nëse nuk realizohet transferimi i tij te Barcelona

Joao Felix nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e Atletico Madridit, sipas raportimeve të fundit.

Mes lojtarit dhe klubit nuk do të ketë përpjekje për rregullim të raporteve, andaj portugezi besohet se do të largohet përfundimisht këtë verë, transmeton "Kosova Sot Online".

Dëshira e Felixit është që t’i bashkohet Barcelonës dhe sipas Fabrizio Romanos, ai do të pret deri të premten për këtë lëvizje.“Relevo” raportoi se 23-vjeçari ka tashmë një opsion rezervë, nëse nuk do t’i bashkohet Barçës.

Sipas mediumit spanjoll, Felix do të huazohet në Arabinë Saudite.

Al-Hilal më parë bëri ofertë për huazimin e tij duke paguar 15 milionë euro për një sezon të vetëm, por u refuzua nga “Los Colchoneros”, të cilët duan vetëm shitjen e tij.

Megjithatë, ish-sulmuesi i Benficas mbetet i bindur se në një mënyrë ose në një tjetër, Atletico Madridi do të pranojë largimin e tij.

Ndryshe, reprezentuesi i Portugalisë me klubin spanjoll ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027. 

(Kosova Sot Online )