Milani po i vazhdon akoma bisedimet me Porton për transferimin e Taremit, oferta 15 milionë euro

  • S.A /
  • 29 August 2023 - 16:03
Milani po i vazhdon akoma bisedimet me Porton për transferimin e Taremit, oferta 15 milionë euro

Milani po punon për transferimin e Mehdi Taremit dhe do të vazhdojë negociatat sot me Porton. “Rossonerët” kanë vendosur të fokusohen te iraniani për të forcuar sulmin, teksa po vazhdojnë të jenë në kontakt të ngushtë me Porton, që fillimisht ia vendosi lojtarit çmimin prej 30 milionë eurosh, transmeton "Kosova Sot Online ".

Milani i ofroi 15 milionë euro klubit portugez për Taremin, i cili tashmë e ka bërë të qartë se dëshiron të kalojë në “San Siro”.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Porto tani është gati të pranojë rreth 20 milionë euro për 31-vjeçarin, i cili ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.

Palët do të vazhdojnë negociatat edhe sot, teksa do të përpiqen të mbyllin hendekun prej 5 milionë eurosh mes ofertës dhe kërkesës.

Një pengesë kryesore është trajneri Sergio Conceicao, i cili është ende i pakënaqur me kalimin e Otavios te Al-Nassr dhe nuk dëshiron të humbasë edhe Taremin.

Nëse Milani nuk arrin të kompletojë këtë transferim në në kohë, do të mbajnë Lorenzo Colombon, duke refuzuar kështu huazimin e tij te Monza.

(Kosova Sot Online )