Pochettino i kënaqur me ekipin e tij

  • A.P /
  • 29 August 2023 - 17:28
Pochettino i kënaqur me ekipin e tij

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino, pretendon se do të ishte i lumtur me skuadrën e tij edhe nëse klubi nuk do të sjellë ndonjë përforcim të ri në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Chelsea ka shpenzuar mbi 320 milionë funte për 10 lojtarë këtë verë, por besohet të jetë aktiv edhe në vijën e fundit, me Emil Smith Rowe të Arsenalit dhe Brennan Johnson të Nottingham Forest në mesin e lojtarëve për të cilët janë të interesuar. Callum Hudson-Odoi dhe Marc Cucurella pritet të largohen, ashtu si edhe Romelu Lukaku.

“Jam shumë i lumtur me ekipin tim, atë që kam tani. Nëse shtojmë një lojtar tjetër, mund të rregullojmë disa pozicione, por edhe nëse nuk ndodh, jam i kënaqur. Për të qenë i sinqertë, jam më i përqendruar në rikthimin e lojtarëve të mi të lënduar, teksa klubi vazhdon punën e tij. Kanë mbetur edhe pak ditë, ndaj disa gjëra mund të ndodhin. Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar”, tha Pochettino në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme të EFL Cup kundër Wimbledon.

(Kosova Sot Online)