Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër

  • A.P /
  • 29 August 2023 - 18:57
Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër

Federata e Futbollit të Kosovës, ka lajmëruar përmes rrjeteve të saj zyrtare se ka shitur të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër

Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër, ndeshje kjo që do të zhvillohet në kuadër të eliminatorëve për Euro 2024.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka thënë se biletat janë shitur brenda pak orëve.

“Janë shitur brenda pak orëve të gjitha biletat për ndeshjen kualifikuese për Euro 2024 ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, e cila zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Edhe kësaj radhe interesimi i tifozëve për të siguruar një biletë për ndeshjen e Dardanëve ka qenë i madh, derisa të gjitha biletat janë shitur përmes platformës online”, thuhet në këtë komunikim ka bërë përmes rrjetit të saj sociale.

Kosova luan ndeshjen e pestë kundër në kuadër të eliminatorëve për Euro 2024 që do të mbahet në Gjermani.

Nga katër ndeshje të zhvilluara Kosova nuk ka fituar asnjë pikë  në Grupin I, ku ka pasur tri barazime dhe një humbje.

(Kosova Sot Online)