Afera "puthja": Xhirimet e më të reja hedhin poshtë pretendimet e Rubiales ndaj Hermosos

  • S.A /
  • 30 August 2023 - 08:49
Afera

Xhirime të reja janë shfaqur të puthjes së Luis Rubiales në Jenni Hermoso gjatë ceremonisë së dhënies së trofeut të Botërorit të grave, e ku me këtë xhirim hidhen poshtë disa pretendime të Presidentit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës ka qenë në thumb të kritikave për shkak të veprimeve të tij që ka bërë në Sydney.

Rubiales është parë duke ju hedhur në krah futbollistet pas fitores së tyre 1-0 kundër Anglisë, para se ta puth në buzë dhunshëm sulmuesen e Barcelonës, Hermoso.

Ai është përballur me thirrje për t’u larguar nga posti prej asaj dite – por përderisa ai është edhe nënpresident i UEFA por edhe për atë që ai refuzoi ta bëjë këtë.

Rubiales tha se puthja ishte rezultat i një koncensusi të tyre, me RFEF që e mbështeti atë duke publikuar një numër të madh fotosh – bashkë me një deklaratë në word me 800 karaktere – e ku thonin që ishte Hermoso ajo që e shtyti shefin e futbollit spanjoll që ta puth atë.

Megjithatë, një video e xhiruar nga tribunat – e cila ofron një kënd tjetër të kësaj ngjarje – tregon se Rubiales i ishte hudhur në krah Hermosos dhe se sulmuesja 33 vjeçare nuk e kishte kapur atë.

“Këmbët e z. President janë ngritur në dukje nga toka si rezultat i veprimeve të futbollistes. Provat janë përfundimtare. Presidenti nuk ka gënjyer. RFEF dhe Presidenti do ta demonstrojë secilën gënjeshtër që bëhet nga dikush për ta mbështetur futbollisten pse nga vet futbollistja”.

(Kosova Sot Online )