Pas Kane, Bayerni mund t’ia rrëmbejë edhe një lojtar tjetër Tottenhamit

  • S.A /
  • 30 August 2023 - 09:55
Pas Kane, Bayerni mund t’ia rrëmbejë edhe një lojtar tjetër Tottenhamit

Sipas informacioneve të Sky Sports, lojtari i Tottenham, Eric Dier, është gjithnjë e më shumë pranë FC Bayern ditëve të fundit. Një transferim i qendërmbrojtësit 29-vjeçar u diskutua më pas në komitetin e transferimeve të Mynihut, transmeton "Kosova Sot Online". 

Çështja është ende në tavolinë dhe po shqyrtohet nga klubi gjerman.

Anglezi ka kontratë me Spurs deri në vitin 2024. Në përgjithësi, ai ka zhvilluar 361 ndeshje dhe ka shënuar 13 gola.

Gjithashtu një shtysë drejt Bayernit mund të jetë fakti se Dier dhe Harry Kane janë miq të ngushtë, pasi ata kanë luajtur për Tottenham Hotspur për vite me radhë.

(Kosova Sot Online )