Zvicra publikon listën e duelit të shtatorit, katër shqiptarë zbarkojnë në “Fadil Vokrri”

  • S.A /
  • 30 August 2023 - 11:02
Zvicra publikon listën e duelit të shtatorit, katër shqiptarë zbarkojnë në “Fadil Vokrri”

Zvicra ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e shtatorit, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Helvetikët” do të ndeshen me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri” më 9 shtator, kurse tri ditë më vonë përballen me Andorrën në shtëpi.

E në këtë grumbullim do të jenë katër shqiptarë të ftuar.

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Ardon Jashari dhe Uran Bislimi do të jenë futbollistët shqiptarë që do të zbarkojnë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

(Kosova Sot Online )