Gjyqtarë estonezë për ndeshjen BATE Borisov – Ballkani

  • S.A /
  • 30 August 2023 - 12:55
Gjyqtarë estonezë për ndeshjen BATE Borisov – Ballkani

Ballkani të enjten, pra neser,  do të kompletojë me shumë gjasë kalimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, ku do të luajë ndeshjen kthyese ndaj BATE Borisovit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ndeshja e parë ishte mbyllur me fitoren e Ballkanit me rezultat 4-1, ndërsa ajo kthyese do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Mezokövesde në Hungari nga ora 20:00.

Për ndeshjen janë caktua edhe ekipi i gjyqtarëve, ku të gjithë janë nga Estona. Kryesor është Juri Frischer, i ndihmuar nga asistentët Veiko Mytsnik dhe Sander Saga.

Edhe i katërti do të jetë estonezi Kristo Kyllyastinen. Vëzhgues i ndeshjes është Gevorg Hovhannisyan nga Armenia, ndërsa delegat i UEFA-s – Ayan Alzhanov nga Kazakistani.

Skuadra e Ilir Dajës ka zbarkuar të martën në Hungari, ku sot do ta zhvillojë një stëvitje para se të bëhet gati për ndeshjen që zhvillohet nesër (e enjte).

(Kosova Sot Online )