Mirlind Daku merr ftesë nga Shqipëria

  • S.A /
  • 30 August 2023 - 13:38
Mirlind Daku merr ftesë nga Shqipëria

Lista për ndeshjet e shtatorit duket se do të ketë disa risi për Shqipërinë. Një prej tyre është edhe Mirlind Daku, transmeton "Kosova Sot Online".

Sulmuesi i Rubin Kazan është pjesë e projektit të Silvinjos te Shqipëria.

Trajneri i Kombëtares i ka dërguar ftesë lojtarit për ndeshjet e shtatorit kundër Çekisë dhe Polonisë.

Daku javë më parë është pajisur me pasaportë të Shqipërisë.

(Kosova Sot Online )