Trajneri i Zvicrës për sfidën me Kosovën: Pres të jetë paqësore

  • A.P /
  • 30 August 2023 - 14:18
Trajneri i Zvicrës për sfidën me Kosovën: Pres të jetë paqësore

Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin ka folur për ndeshjen kundër Kosovës e cila do të zhvillohet me nëntë shtator në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian “EURO 2024”.

Ai ka thënë se pret që kjo ndeshje të jetë paqësore, por ka cekur faktin se sikur edhe të gjitha ndeshjet tjera, edhe ajo me Kosovës ka vlerën e tri pikëve.

Madje, ai ka zbuluar se nuk ka folur asgjë në mënyrë të veçantë me lojtarët që vijnë nga Kosova.

“Nuk ka masa të veçanta për lojtarët që vijnë nga Kosova. Sigurisht, bëhet fjalë për tri pikë, por mendoj se do të jetë paqësore”, tha Yakin.

Shaqiri, Xhaka, Bislimi dhe Jashari janë me prejardhje nga Kosova që janë ftuar nga Yakin për sfidën me Kosovën.

(Kosova Sot Online)