Enrique porosi Verratit: Nuk do të luash në PSG me mua

  • A.P /
  • 30 August 2023 - 19:45
Enrique porosi Verratit: Nuk do të luash në PSG me mua

Luis Enrique e ka informuar Marco Verrattin që italiani nuk është në planet e tij, derisa ai është lidhur me një transfer në Arabi Saudite

Marco Verratti, i cili e zgjati qëndrimin e tij në Paris Saint-Germain para disa muajve, por që tani trajneri i ri i klubit, Luis Enrique i ka thënë atij që nuk është në planet e tij dhe mund të largohet nga klubi. Sipas Le Parisien, Enrique raportohet se i ka thënë në sy italianit fjalët: Ju kurrë nuk do të luani me mua.

Verratti nuk ka luajtur në ndonjë ndeshje të PSG-së në Ligue 1 deri me tani, pavarësisht se ai ishte pjesë e skuadrës për ndeshjet parasezonale në Azi. 30 vjeçari ka qenë i lidhur me një kalim të një numër i Pro Ligës Arabe, përfshirë Al-Hilal dhe Al-Ahli por kohëve të fundit ai lidhet me një kalim në Ligën e Yjeve të Katarit, Al – Arabi që ka treguar interes për futbollistin.

(Kosova Sot Online)