Ndeshja e ditës: Ballkani luan te BATE Borisov, a do ta rishkruaj historinë në Evropë?

  • S.A /
  • 31 August 2023 - 09:15
 Ndeshja e ditës: Ballkani luan te BATE Borisov, a do ta  rishkruaj historinë në Evropë?

Kampioni i Kosovës, Ballkani kërkon të rishkruaj historinë në futbollin evropian, duke kërkuar kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës, në ndeshjen kthyese ndaj BATE Borisov, transmeton "Kosova Sot Online".

Ballkani do të luajë në udhëtim te klubi bjellorus në kuadër të ndeshjes kthyese të vlefshme për fazën “play-off” në Ligën e Konferencës.

Megjithatë, për shkak të sanksioneve evropiane për bjellorusët ndeshja do të zhvillohet në Hungari, në “Varosi Stadion” me fillim nga ora 20:00.

Ekipi i Ilir Dajës ka fituar ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultat të thellë 4-1 dhe synon ta konfirmoj këtë fitore për të siguruar kualifikimin.

Kalimi në grupet e Ligës së Konferencës do të ishte histori në vete për klubin nga Kosova, pasi do të ishte për herë të dytë radhazi, pas sezonit të kaluar.

(Kosova Sot Online )