Struga kërkon ta shkruajë historinë në Islandë

  • A.P /
  • 31 August 2023 - 17:50
Struga kërkon ta shkruajë historinë në Islandë

Skuadra kampione shqiptare e Maqedonisë së Veriut, FK Struga do ta kërkojë kalimin në grupe të Ligës së Konferencës me një që do ta luajë kundër kampionit të Islandës, Breidablik.

FK Struka do ta luajë një finale sonte pasi që do të paraqitet kundër skuadrës kampione të Islandës, Breidablik.

Struganët hynë në këtë ndeshje me disavantazh prej një goli por ata do të duhet të kërkojnë medeomos që të kalojnë tutje këtë fazë për të kaluar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Kjosevski ka startuar në portë për Strugën që sonte luan me sistem 3-5-2.

Treshja mbrojtëse e trajnerit Shpëtim Duro përbëhet nga Krivanjeva, Radic dhe Neziri kurse në mesfushë janë pesçja Ukpa, Shabani, Georgievski, Bojku dhe Mallkji.

Sulmi i Strugës sonte përbëhet nga Mazrekaj dhe Ibraimi.

Vendasit do të tentojnë të sulmojnë Strugën me treshen e tyre: Svanthorsson, Olsen dhe Eyjolfsson. 

(Kosova Sot Online)