Sot hidhet shorti për grupet e Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës, Ballkani mëson grupin në Ligë

  • S.A /
  • 01 September 2023 - 09:23
Sot hidhet shorti për grupet e Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës, Ballkani  mëson grupin në Ligë

Sot (e premte) do të hidhet shorti për të mësuar grupet në dy garat tjera të klubeve evropiane, Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës për sezonin 2023/24, ku në këtë të fundit bënë pjesë edhe kampioni i Kosovës, Ballkani, transmeton "Kosova Sot Online".

Pas Ligës së Kampionëve, ku dje u mësuan tetë grupet, sot radha është për të mësuar grupet për dy garat tjera evropiane të klubeve.

Bëhet fjalë për Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës, ku ekipet do të shortohen në orare të ndryshme në shortin që do të mbahet në Monaco.

Shorti në Ligën e Evropës

Në Ligën e Evropës, ceremonia e shortit do të fillojë në orën 13:00 dhe përfshihen 32 skuadra – 12 kualifikuese automatike, dhjetë fitues të “play-off”-it të Ligës së Evropës dhe dhjetë skuadra që transferohen nga raundi i tretë i Ligës së Kampionëve.32 skuadrat do të ndahen në katër vazo, bazuar në renditjen e koeficientit të klubit.

Asnjë ekip nuk mund të luajë me një ekip tjetër nga vendi i tij. Çiftet dhe çdo kufizim tjetër do të njoftohen përpara shortit.

Ndeshjet do të konfirmohen pas shortit. Faza e grupeve luhet të enjten nga 21 shtatori deri më 14 dhjetor, duke filluar në orën 18:45 dhe 21:00.

Kur është shorti i radhës i Ligës së Evropës?

Shorti për fazës nokaut, ku do të paraqiten nën-kampionët e grupeve dhe tetë skuadrat që transferohen nga Liga e Kampionëve, hidhet më 18 dhjetor.

Shortin në Ligën e Konferencës

Në Ligën e Konferencës, ceremonia e shortit do të fillojë në orën 14:30 dhe shorti përfshin 32 ekipe – 22 fitues të “play-off”-it të Ligës së Konferencës dhe dhjetë skuadra që transferohen nga humbjes e “play-off”-it të Ligës së Evropës.

32 skuadrat do të ndahen në katër vazo, bazuar në renditjen e koeficientit të klubit.

Asnjë ekip nuk mund të luajë me një ekip tjetër nga vendi i tij. Çiftet dhe çdo kufizim tjetër do të njoftohen përpara shortit.

Ndeshjet do të konfirmohen pas shortit. Faza e grupeve luhet të enjten nga 21 shtatori deri më 14 dhjetor, duke filluar në orën 18:45 dhe 21:00.

Kur është shorti i radhës i Ligës së Konferencës?

Shorti për “play-off”-in e raundit eliminator, ku paraqiten nën-kampionët e grupeve dhe tetë skuadrat që transferohen nga Europa League, hidhet më 18 dhjetor.

Ballkani pjesë e shortit

Kampioni i Kosovës, Ballkani do të jetë pjesë e shortit për grupet e Ligës së Konferencës, pasi ka siguruar për herë të dytë kalimin në grupe.

Ballkani eliminoi në fazën “play-off” ekipin bjellorus, Bate Borisov.

(Kosova Sot Online )