Mirlind Daku reagon befasishëm pas përfshirjes në listën e Shqipërisë për ndeshjet e shtatorit

  • S.A /
  • 01 September 2023 - 13:24
Mirlind Daku reagon befasishëm  pas përfshirjes në listën e Shqipërisë për ndeshjet e shtatorit

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë këtë muaj dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, transmeton "Kosova Sot Online ).

Shqipëria do të luajë në udhëtim ndaj Republikës së Çekisë më 7 shtator, kurse pas tre ditësh e pret Poloninë.

Përzgjedhësi Sylvinho publikoi sot listën me futbollistë e ftuar për këto ndeshje, ku nuk mungojnë risitë.

Mirlind Daku, ish-reprezentuesi i Kosovës, është pjesë e listës dhe i gatshëm për të debutuar me “Kuqezinjtë”.

Pas ftesës që mori, 25-vjeçari reagoi edhe përmes llogarisë së tij në “Facebook”.

“Plani i Zotit”, ishte njëri postim i bërë nga Daku, i shoqëruar me flamurin shqiptar dhe një zemër.

Ai gjithashtu publikoi një fotografi nga fëmijëria, ku shihet me fanellën e Shqipërisë.

Daku këtë fotografi e shoqëroi me mbishkrimin: “Që nga dita e parë”. 

(Kosova Sot Online )