FC Ballkani: Do ta bëjmë të pamundurën për paraqitje dinjitoze

  • A.P /
  • 01 September 2023 - 15:52
FC Ballkani: Do ta bëjmë të pamundurën për paraqitje dinjitoze

Është tërhequr shorti për fazën e grupeve për sezonin 2023/24 në Ligën e Konferencës.

Siç dihet, Ballkani edhe këtë sezon do të jetë pjesë e grupeve të kësaj gare.

Kampionët e Kosovës janë shortuar në Grupin C, bashkë me Dinamo Zagrebin, Viktoria Plzanin dhe Astanan.

Pasi mësuan grupin, klubi i Ballkanit bëri një postim në faqen zyrtare.

Therandasit premtuan se do të bëjnë të pamundurën që të paraqiten sa më denjësisht ndaj çdo kundërshtari.

Postimi i plotë nga FC Ballkani:

“Tifozë të dashur

Rrugëtimin tonë në grupet e Konferencës së Evropës, e vazhdojmë ndaj këtyre kundërshtarëve:

1.GNK Dinamo Zagreb

2.FC Viktoria Plzen

3.FC Astana

Me punën dhe përkushtimin tonë maksimal, do ta bëjmë të pamundurën që të paraqitemi sa më denjësisht ndaj çdo kundërshtari.

Na priftë e mbara, shqiptarë”.

(Kosova Sot Online)