Publikohen datat e ndeshjeve të Ballkanit në grupet e Ligës së Konferencës

  • S.A /
  • 02 September 2023 - 11:17
Publikohen datat e ndeshjeve të Ballkanit në grupet e Ligës së Konferencës

Mësohen datat e ndeshjeve të Ballkanit në grupet e Ligës së Konferencës. Ballkani ka mësuar datat për ndeshjet e fazës së grupeve në Ligën e Konferencës. Shorti për këtë garë u tërhoq dje, teksa kampioni i Kosovës u shortua në Grupin C – bashkë me Dinamo Zagrebin, Viktoria Plzanin dhe Astanan, transmeton "Kosova Sot Online ". 

UEFA ka publikuar sot edhe datat e ndeshjeve në grupet e Ligës së Konferencës.

Ballkani do ta fillojë me ndeshjen në udhëtim ndaj Viktoria Plzenit, kurse e mbyll me ndeshjen ndaj Dinamo Zagrebit, gjithashtu si mysafir.

Datat e ndeshjeve:

21 shtator, Viktoria Plzen – Ballkani.

5 tetor, Ballkani – Dinamo Zagreb.

26 tetor, Ballkani – Astana.

9 nëntor, Astana – Ballkani.

30 nëntor, Ballkani – Viktoria Plzen.

14 dhjetor, Dinamo Zagreb – Ballkani.

(Kosova Sot Online )