Sonte do të zhvillohet derbi i kësaj jave: Arsenal-Man Utd

  • A.P /
  • 03 September 2023 - 09:24
Sonte do të zhvillohet derbi i kësaj jave: Arsenal-Man Utd

Sonte me fillim nga ora 17:30 në “Emirates Stadium” do të zhvillohet derbi i kësaj javë në top-ligat evropiane të futbollit.

Nënkampioni i Anglisë, Arsenali do të jetë nikoqir i Manchester Unitedit, shkruan Gazeta Express.

Pas tri ndeshjeve të para, Arsenali ka dy fitore dhe një barazim, kurse “Djajtë e Kuq” kanë dy fitore dhe një humbje.

Të dyja skuadrat do të hyjnë me qëllimin e vetëm, tri pikët nga kjo përballje.

Kjo pasi që në të kundërtën, Manchester City do të ikte shumë larg në krye të renditjes tabelare. 

(Kosova Sot Online)