Kosova dominon në Kampionatin Ballkanik të xhudos

  • A.P /
  • 03 September 2023 - 16:07
Kosova dominon në Kampionatin Ballkanik të xhudos

Kosova ka dominuar totalisht në Kampionatin Ballkanik të xhudos që u mbajt në Pejë.

Të dielën , përfaqësuesja e Kosovës në xhudo fitoi titullin në kampionatin ballkanik.

Në finale Kosova fitoi ndaj Malit të Zi, teksa në vendin e tretë u plasua Turqia.

Dje, u zhvilluan garat individuale, ku Kosova fitoi shumicën e medaljeve, duke e kryesuar renditjen.

(Kosova Sot Online)