Napoli i vendos një çmim të lartë Osimhenit, për të shmangur interesimin nga Arabia Saudite

  • S.A /
  • 04 September 2023 - 09:42
Napoli i vendos një çmim të lartë Osimhenit, për të shmangur interesimin nga Arabia Saudite

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, raportohet se i ka vendosur një çmim shumë të lartë Victor Osimhenit, për të vështirësuar rrugën për largimin e tij në të ardhmen, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas “L’Equipe”, bëhet fjalë për një çmim prej 500 milionë eurosh. Ky çmim thuhet se iu vendos për të shmangur interesimin nga Arabia Saudite.

.

Osimhen ishte padyshim një nga qendërsulmuesit më të mirë në Evropë sezonin e kaluar, duke shënuar 31 gola në 39 ndeshje.

Kurse, këtë sezon Osimhen e ka gjetur rrjetën tre herë në po aq ndeshje me kampionët e Italisë.

Nigeriani ishte i lidhur me një lëvizje te Al-Hilal. Klubi i financuar nga PIF thuhet se i ofroi Napolit një ofertë totale me vlerë prej 200 milionë eurosh për 24-vjeçarin.

Klubi saudit gjithashtu u tha se i ofroi pagë prej 40 milionë euro në vit sulmuesit, i cili nisi edhe të mendonte për ofertën – por, megjithatë ai mbeti te Napoli.

Ndryshe, Victor Osimhen ka kontratë të vlefshme me Napolin deri në verën e vitit 2025.

(Kosova Sot Online )