Skenari i mitingjeve serbe i viteve 90, për mbrojtjen e Republikës Srpska , po fillon nga Sarajeva e Mostari në drejtim të Kosovës dhe përtej

Skenari i mitingjeve serbe i viteve 90, për mbrojtjen e Republikës Srpska , po fillon nga Sarajeva e Mostari në drejtim të Kosovës dhe përtej
Skenari i mitingjeve serbe i viteve 90, për mbrojtjen e Republikës Srpska , po fillon nga Sarajeva e Mostari në drejtim të Kosovës dhe përtej

Agim Bajrami

  • 04 September 2023 - 07:44

Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami

Serbia po shfaq planin e saj agresiv, për destabilizimin e vendeve të Ballkanit perëndimor, nën pretekstin, se po rrezikohen serbët në Ballkan, dhe vetë Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë. Plani serb, i frymës së Serbisë së madhe, ka të bëjë edhe me mundësinë e sulmit të Republikës së Kosovës, nën justifikimin e " rrezikimit të ekzistencës së minoritetit serb në Kosovë".

Me zgjimin e mitingjeve serbe sipas, skenarit të viteve 90 , nën frymën e botës ruso-serbe, se po rrezikohen serbët, po ringjallet fryma serbe, e agresionit ndaj popujve tjerë; boshnjak dhe vetë shtetit të Bosnjës së Hercegovinës, shteteve të Malit të Zi ,Kosovës, por edhe të Maqedonisë, dhe me shumë gjasa edhe të Kroacisë.

Mitingu serb në Bosnje, filloi me parullat dhe fotografi të Millorad Dodik dhe të Vladimir Putinit , ku protestohet , për shkak të ngritjes së aktakuzës kundër presidentit të Republikës Srpska Millirad Dodik, i cili nuk ka zbatuar vendimin e zyrës përfaqësuesit të Bashkësisë Ndërkombëtare për Bosnjën dhe Hercegovinë. Të tubuarit kanë bllokuar rrugët që lidhin me kantonin e Sarajevës në shenjë solidariteti me përfaqësuesin e tyre Dodik, dhe siç shprehen mitingashat " jemi mbledhur këtu në mbrojtje Republikës Srpska , " siç thonë ata ,siç e kemi ndërtuar republikën Srpska me gjak". Me zgjimin e mitingjeve serbe sipas, skenarit të viteve 90 , nën frymën e botës ruso-serbe, se po rrezikohen serbët, po ringjallet fryma serbe, e agresionit ndaj popujve tjerë; boshnjak dhe vetë shtetit të Bosnjës së Hercegovinës, shteteve të Malit të Zi ,Kosovës, por edhe të Maqedonisë, dhe me shumë gjasa edhe të Kroacisë.

Serbia po shfaq planin e saj agresiv, për destabilizimin e vendeve të Ballkanit perëndimor, nën pretekstin, se po rrezikohen serbët në Ballkan, dhe vetë Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë. Plani serb, i frymës së Serbisë së madhe, ka të bëjë edhe me mundësinë e sulmit të Republikës së Kosovës, nën justifikimin e " rrezikimit të ekzistencës së minoritetit serb në Kosovë". Bashkësia ndërkombëtare duhet të parandalojë, planin destabilizuese të Serbisë ,ndaj vendeve fqinje të saj në rajonin e Ballkanit perëndimor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".