Për sfidën e Shqipërisë ndaj Çekisë caktohet gjyqtari i njohur anglez

  • a.p /
  • 04 September 2023 - 15:57
Për sfidën e Shqipërisë ndaj Çekisë caktohet gjyqtari i njohur anglez

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë këtë muaj dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Shqipëria do të luajë në udhëtim ndaj Çekisë më 7 shtator, kurse pas tre ditësh e pret Poloninë.

UEFA ka zbuluar tashmë edhe emrat e gjyqtarëve për sfidën e “Kuqezinjve” ndaj çekëve.

Katërshja e gjyqtarëve janë nga Anglia.

Anthony Taylor do të jetë gjyqtari kryesor, kurse ndihmësit e tij do të jenë Gary Beswick dhe Lee Betts.

Craig Pawson është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.

(Kosova Sot Online)