Ja kush është gjyqtari anglez i caktuar për sfidën e Shqipërisë ndaj Çekisë

  • S.A /
  • 04 September 2023 - 15:59
Ja kush është gjyqtari  anglez  i caktuar  për sfidën e Shqipërisë ndaj Çekisë

Tani më po afron koha kur kombëtarja e Shqipërisë do të luajë këtë muaj dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, transmeton "Kosova Sot Online".

Shqipëria do të luajë në udhëtim ndaj Çekisë më 7 shtator, kurse pas tre ditësh e pret Poloninë.

UEFA ka zbuluar tashmë edhe emrat e gjyqtarëve për sfidën e “Kuqezinjve” ndaj çekëve.

Katërshja e gjyqtarëve janë nga Anglia. Anthony Taylor do të jetë gjyqtari kryesor, kurse ndihmësit e tij do të jenë Gary Beswick dhe Lee Betts. Craig Pawson është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.

Image

(Kosova Sot Online )