Si reagoi Salah pasi Liverpool refuzoi ofertën nga Al-Ittihad

  • A.P /
  • 04 September 2023 - 17:53
Si reagoi Salah pasi Liverpool refuzoi ofertën nga Al-Ittihad

Mohamed Salah ka reaguar në “mënyrën më të mirë të mundshme” pasi që Liverpool refuzoi 150 milionë funte për të, thotë Andy Robertson

Superylli egjiptian ishte temë e një ofertë më shumë para nga skuadra e Arabisë Sauditi, Al – Ittihad – para se merkato e verës në Angli të mbyllet. Skuadrat nga Lindja e Mesme ende janë në një pozitë për të përforcuar ekipet e tyre, që do të thotë se një ofertë tjetër më e madhe pritet që të arrijë në Anfield.

Liverpool e konsideron këtë punë të përfunduar, me Jurgen Klopp që nuk i ka kushtuar asnjëherë shumë vëmendje “lajmeve” për të ardhmen e Salah. Reds dhe sulmuesi i tyre karizmatik kanë kontratë deri më 2025 dhe nuk ka indikacione që sulmuesi 31 vjeçar do të largohet.

“Për ne kjo punë është e përfunduar. Mo po ashtu e ka mohuar. Ne lejojmë njerëzit të flasin për këtë. Për ne nuk ka asnjë shqetësim. Për ne Mohamed Salah është futbollist i Liverpool dhe ne besojmë që kjo do të jetë edhe në të ardhmen e afërt e të largët. Ai është një profesionist. Ai bënë çfarë bënë, ai është një ndër futbollistët më të mirë në botë dhe ai është profesionist. Ai lejon njerëzit që të flasin, i lejon të thonë atë çfarë ata dëshirojnë të thonë, por ai gjithmonë është i përkushtuar për Liverpoolin dhe këtë e shohim në paraqitjet që ai bën”, tha Robertson kur u pyet për mundësinë e largimit të Salah dhe lajmet që e rrethojnë.

“Pozita e klubit ishte e qartë, ata refuzuan ofertën dhe ky ishte qëndrim i qartë. Për mua, Mo ka qenë Mo gjatë tërë javës. Ai nuk është ndikuar nga këto gjëra; Kam qenë me të shumë dhe ai nuk është ndikuar fare nga asgjë. Mo reagoi më së miri në ndeshjen kundër Aston Villës”.

Salah shënoi njërën nga golat për Liverpool në fitoren e tyre 3-0 kundër Aston Vullas – e 188 në total për klubin – dhe Robertson shtoi se zhurma në Merseyside kur ai shënoi ishte e pakontrollueshme.

“Shiko, ka pasur spekulime për shumë futbollist dhe duhet të merresh me to dhe ai (Salah) padyshim e kaloi mirë. Skuadra e jonë është ajo çfarë është dhe kjo është skuadra që do të shkojë përpara me merkaton e mbyllur. Bëhet fjalë që nga ajo te merret maksimumi, ka të bëjë me pritjet e sezonit dhe ne do të përpiqemi që t’ia dalim më mirë se në sezonin e kaluar.

(Kosova Sot Online)