Arabët arrin në Liverpool më 235 milionë euro ofertë për Salah

  • A.P /
  • 04 September 2023 - 19:22
Arabët arrin në Liverpool më 235 milionë euro ofertë për Salah

Zyrtarë nga Arabia Saudite kanë udhëtuar në Angli për ta bërë përpjekjen e fundit të Liverpool që ta blejnë Mohamed Salah, shkruajnë mediat atje

Al – Ittihad shpresonte që ta transferonte yllin e Egjiptit por oferta e tyre prej 150 milionë funte (175 milionë euro), u refuzua javën e kaluar nga Liverpool. Por, mundësia që Salah të kalojë në Lindjen e Mesme këtë javë nuk është mbyllur, megjithatë, pasi që Daily Mail raporton që një delegacion saudit ka mbërritur në Angli të shtunën dhe është duke i vazhduar bisedimet me Liverpool.

Liverpool e ka bërë të qartë që ata nuk kanë për synim shitjen e Salah.

Jurgen Klopp tha të dielën që Salah është “futbollist i joni dhe dëshiron të luajë këtu” dhe insistoi javën e kaluar që futbollisti është “super i përkushtuar” për Liverpoolin. Në anën tjetër, mesfushori Dominik Szoboszlai po ashtu tha se futbollisti dëshiron “të qëndrojë” në Anfield.

(Kosova Sot Online)