Jesus flet se si u ndie pasi do hynte në operacion

  • A.P /
  • 04 September 2023 - 19:30
Jesus flet se si u ndie pasi do hynte në operacion

Gabriel Jesus ka pranuar se “dita e parë ishte katastrofë” pasi që ai pësoi një lëndim, me sulmuesin e Arsenalin që shpreson se ka lënë pas lëndimin në gju.

Braziliani ka munguar tre muaj sezonin e kaluar pasi që pësoi një lëndim në gju gjatë Botërorit, Katari 2022. Ai u kthye në fushë në fund të sezonit, por pësoi edhe njëherë të njëjtin lëndim duke e detyruar atë që të hyjë në operim.

Jesus beson që operimi i tij ka zgjedhur problemin, me 26 vjeçarin që tha se kthimi i tij në bankinë në barazimin e Arsenalit me Fulhamin dhe fitorja dramatike ndaj Manchester Uniteed, ku ai shënoi në minutat shtesë e kanë bërë që ai të ndihet mirë.

“Po ndihem mirë. Është vështirë kur ju ktheheni nga një lëndim pas pushimeve. Kam filluar ta ndjej gjurin tim përsëri, ishte fatkeqësi. Pas ndeshjeve para-sezonale, ju shkoni prapë por ndjeni dhimbje. Mora vendimin që të  bëhem operacion që të rikuperohem sa më shpejt dhe të kthehem më i fortë. Ishte vështirë, por tani jam kthyer. Është shumë e rëndësishme ta gjejë ritmin përsëri. Kështu që jam kthyer, ndihem mirë dhe jam i lumtur”, tha ai.

“Në fund të sezonit të kaluar isha tërësisht mirë, nuk ndjeva asgjë. Pastaj isha në pushime dhe nuk ndjeva asgjë. Kur u ktheva, në ditën e parë të javës prapë asgjë. Pastaj, pas kësaj, filloi dhimbje përsëri. Për mua ishte një ndjenjë se ‘nuk jam gati 100 për qind, nuk do të jem vetja’. Po përpiqesha, vazhdoja të luaja e të stërvitesha. Ishte një ndjenjë që edhe pak, por për mua ishte asgjë. Por, pastaj ne erdhëm të një pikë kur unë nuk mund të vrapoja apo lëvizja, kështu që vendosa ta bëjë operimin dhe kaq ishte. Dita e parë ishte katastrofë kur e zbuloni por një ditë pas e kuptoni që ju duhet të vazhdoni, të luftoni dhe ta ruani buzëqeshjen”.

Jesus ka shënuar 11 gola për Arsenalin sezonin e kaluar, pas transferit të tij nga Manchester City, por tani e ka gjetur vetën në një betejë për të qenë titullar pasi që atë ia ka zënë Eddie Nketiah.

(Kosova Sot Online)