Chelsea planifikon ta blejë të suspenduarin Toney

  • A.P /
  • 04 September 2023 - 19:52
Chelsea planifikon ta blejë të suspenduarin Toney

Chelsea po planifikon që ta bëjë edhe një tjetër transfer gjatë merkatos së janarit dhe bëhet fjalë për sulmuesin e Brentford, Ivan Toney

Blutë kanë nënshkruar me Nicolas Jackson dhe Cole Palmer nga Villarreal dhe Manchester City respektivisht këtë sezon derisa Christopher Nkunku kompletoi kalimin të kampioni anglez nga RB Leipzig. Pavarësisht përforcimit me tre sulmues mos shënimi i golave është duke vazhduar për këtë skuadër edhe gjatë sezonit 2023/24.

Palmer ju bashkua Bluve në ditën e fundit të merkatos derisa Nkunku u lëndua pak ditë para se të fillojë sezoni duke e lënë atë jashtë fushave deri në nëntor të këtij viti. Jackson ka qenë titullar në të katër ndeshjet e Premier Ligës këtë sezon por ka arritur të shënojë vetëm një gol.

Me vetëm pesë gola në katër ndeshjet e tyre të para në ligë, Mauricio Pochettino është duke marrë në konsideratë që të bëjë edhe më shumë përforcime në sulm, derisa ai ka kërkuar Ivan Toneyn e Brentfordit, sipas Evening Standard.

(Kosova Sot Online)