A ka Mourinho mosmarrëveshje me skuadrën e Romës?

  • A.P /
  • 04 September 2023 - 20:57
A ka Mourinho mosmarrëveshje me skuadrën e Romës?

Mediat kanë qarkulluar sot me disa raporte që thonë se Jose Mourinho kishte një mosmarrëveshje me skuadrën e tij Romën

Tërë kjo ka ndodhur në zhveshtore, ku ka pasur bërtitma dhe të shara pasi që skuadra e Romës humbi në shtëpi nga Milani.

Rezultati 2-1 lënë romakët me vetëm një pikë nga tri ndeshjet e para të këtij sezoni, pasi që kanë barazuar me rezultat 2-2 kundër Salernitanas dhe humbën si mysafirë i Hellas Veronas.

Mourinho nuk ishte në bankinë për dy ndeshjet e para, pasi që ishte i suspenduar, por ai u rikthye në pankinë për ndeshjen e së premtes mbrëma që u zhvillua në Olimpico.

Trajneri ka refuzuar të flet për media pas ndeshje me Radio Radio që ka insistuar se kjo ka ardhur për shkak se ai ka pasur një bisedë me tensione të larta në zhveshtore.

Raporti thekson se nuk ka qenë vetë një sulm direkt ky i Mourinhos të ndonjë futbollist i tij, por që grupi ka kërkuar më shumë ide taktike për ta zhvilluar stilin e tyre të lojës.

Kjo ka bërë që ai të këtë mosmarrëveshje me futbollist dhe të acarohet në ta.

Derisa Paulo Dybala dhe Renato Sanchez vazhdojnë të jenë të lënduar, Romelu Lukaku bëri debutimin në atë ndeshje në fund por që nuk arriti të lërë gjurmë dhe AC Milan fitoi ndeshjen.

(Kosova Sot Online)